VIDEO/ Aheng dhe muzikë tradicionale, ja si i festuan afganët e strehuar në Shqipëri 28-29 Nëntorin

Afganët që janë strehuar në Shqipëri e kanë festuar ditën e Pavarësisë së vendit tonë me valle dhe muzikë tradicionale.
Lajmi është bërë i ditur nga njëri prej tyre teksa ka falenderuar gjithashtu për mikëpritjen që u është bërë në Shqipëri.
“Mbledhja e madhe e refugjatëve afganë në Shqipëri për të festuar festën kombëtare të Shqipërisë me miqtë tanë shqiptarë. I vlerësojmë shumë që na pritën prej 3 muajsh”, shkruan një prej tyre, ndërsa ka ndarë një rrjete sociale video ku shihen duke kërcyer.
Kujtojmë se ditën e djeshme është mbajtur ceremonia zyrtare në qytetin e Vlorës teksa të pranishëm kanë qenë Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.
Nuk kanë munguar gjithashtu edhe zyrtarë të lartë apo politikanë të tjerë në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë./Gazeta Shqip
Huge gathering of Afghan refugees in Albania to celebrate the national day of ?? with our Albanian friends.
We really appreciate their for hosting us since 3 months. pic.twitter.com/uqcgUA4m7Q— Miraqa Popal ? (@MiraqaPopal) November 29, 2021