“PD e ndarë në tre pjesë”/ Bejko: Në Gjirokastër po mblidhen firma që mbrojnë në doktorin!

Studio Live’ në Report Tv nisi siparin me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotirin duke trajtuar zhvillimet më të fundit në partinë më të madhe opozitare në vend, Partinë Demokratike. Të ftuar në studio ishin deputeti Belind Këlliçi dhe anëtari i Këshillit Kombëtar, Roland Bejko.

Sipas Bejkos, në Gjirokastër mbështetësit e Berishës po u kërkojnë delegatëve që të firmosin pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të thirrur më 11 dhjetor nga ish-kryeministri.

Ai pohon se një pjesë e delegatëve i kanë thënë se ua kanë kërkuar firmat që të mbrojnë doktorin pasi ai është në një moment kritik. Bejko thotë se Berisha po e trajton PD sikur të ishte një pronë tij, ndërsa foltorja ka sjellë përçarjen e partisë në tre pjesë.

“Në Gjirokastër janë gati gjysmë për gjysmë, edhe pse kanë firmosur për datën 11, por thonë që na e kërkuan, erdhi dhe kryetari deputeti na thanë mos ne prish ta hedhim firmën edhe doktorin duhet ta mbrojmë. Ka një pjesë që është qokë, por edhe të tjerë që e kanë bindje. Berisha e konsideron partitë pronë private dhe nuk e duron dot që të jetë partia që të marrë një vendim. Berisha ka përjashtuar njerëz nga partia, Hajdarin e hoqi dhe nuk u çuan të bëjnë këto që bën Berisha me partinë. E nisi për motive personale.

Qëllimi i tij është të marrë PD. 11 dhjetorin nuk  konsideroj, një gafë e rëndë e Berishës dhe atyre që e ndjekin, të nesërmen s’ka për të ndodhur asgjë.”, tha Bejko për Report Tv

Back to top button
LAJMET E FUNDIT