Berisha do ta mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD-së në stadium

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i thirrur nga Sali Berisha nuk do të mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe as në ndonjë ambient tjetër të mbyllur.
Sipas gazetarit Bledian Koka arsyeja është për shkak të pjesëmarrjes së madhe të delegatëve.
“Nuk ka sallë të mbyllur që të mbajë 4200 vetë. Nuk do të mbahet në Pallatin e Kongrese. Nuk e di ku do të mbahet, por nuk do të mbahet në Pallatin e Kongreseve”, tha Koka gjatë një debati në Politiko në Top News.
Koka u shpreh se një mundësi mund të jetë mbajtja e Kuvendit në stadium, që me gjasë mund të jetë stadiumi “Air Albania”.