Foltorja rikthen pas shumë vitesh Berishën në Tropojë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se nesër do të zhvillojë një takim me demokratët në qytetin e Bajram Currit.

Në një postim në mediat sociale, Berisha njofton se takimi do të mbahet në orën 16:30 në Pallatin e Kulturës së qytetit të Barjam Currit.

Pas shumë vitesh Berisha rikthehet në qytetin e lindjes, tani si një person që kërkon të rimarrë de jure drejtimin e Partisë Demokratike. Herën e fundit ai kishte qenë përpara katër vitesh.

Po ashtu Berisha ka njoftuar se takimet me demokratët do të vijojë dhe në ditët në vijim, ku të dielën do të takohet virtualisht me demokratët në SHBA.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT