Basha akuzon Berishën: Bolshevik që shpik një gjë të re çdo ditë

Në Partinë Demokratike ka pasur dhe ka ende një kulturë bolshevike, që sipas Lulzim Bashës do të marrë fund. Ai e përdori këtë term për të hedhur poshtë pretendimet e Sali Berishës se në 2017-n i ka kërkuar dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve.

Basha thotë se Berisha nuk ja ka kërkuar këtë gjë asnjëherë.

“Nuk është e vërtete si shumica për fat të keq të gjërave dhe në kuadër të asaj që ju thash më përpara është mentaliteti i vjetër, mentaliteti i regjimit që kemi lënë pas dhe pastaj i kundër reagimit. Kjo kulturë duhet të marrë fund. Ne jemi bashkë, kalojmë mirë deri në momentin që ti apo unë vërej dicka dhe pastaj shpik gjëra të paqena, kjo është pjesë e kulturës bolshevike. Kjo duhet të marrë fund”, tha Basha gjatë një interviste për ABC.

Lulzim Basha tha se i qëndron mendimit se një kryetar partie që humbet zgjedhjet duhet të dorëhiqet. Por ka një kusht për këtë; që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme. Ai tha se dorëheqja dhe më pas rikthimi është një akt mashtrimi publik i Sali Berishës.

“Unë personalisht jam I bindur që një kryetar që jep dorëheqjen nuk duhet të garojë më sepse fakti që ai ka dhenë dorëheqjen do të thotë se ai e ndjen. Dorëheqja nuk është një fjalë gojë, dorëheqja për të ikur dhe për t’u rikthyer prap është një akt mashtrimi publik”, u shpreh Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT