Drejtori i Policisë, Gledis Nano i vë emrin fenomenit shqetësues: Shoqëria shqiptare vuan nga…

Në mbledhjen e Komisionit të sotëm të Sigurisë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano tha se ka përmirësime të dukshme të punës së policisë.
Megjithatë ai theksoi se fenomen shqetësues ende mbetet dhuna në familje.
“Po trajtohen me seriozitet maksimal të gjitha rastet me dhunë në familje, për mos ta çuar deri në degradim të krimeve të rënda. Megjithatë mbetet një fenomen shqetësues dhe prezent në shoqërinë tonë,” tha Nano.
Këtu ai përmendi rastin e 16 nëntorit në Fier, ku Klodian Çalamani goditi për vdekje 8-vjeçarin Mateo.
Nano gjithashtu shtoi se janë sekuestruar 41 asete me vlerë që kalojnë 31 milionë euro.
“Janë zhvilluar 419 operacione polcore në vend. Për të gjitha ngjarjet e rënda akoma pa autor, po punohet nga policia me ngritje të përbashkëta të grupeve të punës, ku përfshihen specialistë të ndryshëm të hetimeve.
Janë intensifikuar punimet për analizimin e informacioneve dhe të dhënave policore,” tha Nano.