A ka shpresë për zbardhjen e vrasjes së deputetit socialist dhe gjyqtarit Konomi? Ja si përgjigjet kryepolici Nano

Prej më shumë se tre orësh drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledi Nano po përballet me opozitën në komisioinin parlamentar të Sigurisë sa i përket situatës së rendit në Shqipëri.

Ngjarjet e fundit, vrasjet kanë qenë në fokusin e deputetëve, duke i kërkuar shpjegime në lidhje me masat që ka marrë policia për gjetjen e autorëve të ngjarjeve të bujshme, por edhe për parandalimin e krimit në të ardhmen.

Nano gjithashtu është pyetur edhe mbi vrasjet e pazbardhura si ajo deputetit socialist Fatmir Xhindi apo të gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi. Për këto ngjarje, pyetjet janë drejtuar nga deputeti socialist Xhemal Qefalia.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, nuk ka dhënë shumë detaje nëse ka shpresë për zbardhjen e vrasjes së deputetit socialist Fatmir Xhindi dhe gjyqtarit të Vlorës Skerdilajd Konomi, por tha se të dy çështjet janë në hetim.

“Nuk dua të jap asnjë detaj për hetimin e këtyre ngjarjeve sepse është sekret hetimor. Por dua tu them se të dyja janë çështje ende në hetim” tha ai në Komisionin e Sigurisë në përgjigje të pyetjes së deputetit Qefalia.

Nano u pyet dhe për bashkëpunimin mes drejtorive të policisë në vend dhe fondin e policisë për rrjetin e informatorëve.

“Drejtoritë vendore të policisë a bashkëpunojnë me njëra-tjetrën?E kanë detyrim bashkëpunimin, niset dhe nga nevoja dhe dinamika e kriminalitetit.Sa i takon fondit për rrjetin e informatorëve, nëse duhet një shifër e saktë dhe sa është shpenzuar mund t’ua vëmë në dispozicion me shkrim”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT