VIDEO/ Pak para nisjes së “Foltores” në Tropojë, Basha i jep mesazhin e fortë Berishës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pak para nisjes së “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha në Tropojë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Basha ka postuar një video teksa ka shkruar mbi të “Një parti, një Kuvend, 18 dhjetor”.
“Unë besoj se rruga qe ka ndjekur nuk i ka dhënë produktin e dëshiruar. Për më shumë dhe për fat të keq, faktorë që nuk kanë lidhje me interesat e demnokratëve, të krimit të organizuar, oligarkë por dhe kundërshtari ynë politikë është investuar që diccka e nisur nga Sali Berisha për interesin e tij personal ta shfrytëzojë për të përçarë PD-në. Kësaj i është dhënë përgjigje përfundimtare me 15 nëntor. Ka një PD dhe një kuvend me 18 dhjetor.”– thotë Basha.
Ndërkohë që kujtojmë se ka nisur “Foltorja” e Berishën në Tropojë. Nga ana tjetër sjellim në vëmendje se Berisha ka thirrur gjithashtu Kuvendin Kombëtar por më 11 dhjetor./Gazeta Shqip