Basha sulmon Berishën: Përhap lajme të rreme! Do të poshtërojnë demokratët

Lulzim Basha ka reguar pas akuzave të Sali Berishës ditën e sotme nga Bajram Curri ku tha se kreu i PD-së po mblidhte firma duke premtuar poste në drejtori dhe në kabinetin qeveritar Rama.
Përmes një postimi në “Twitter”, Basha thekson se Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme, duke dashur t’i poshtërojë ata.
Në fund të statusit të tij kreu i PD-së shtoi se demokratët do të shkojnë në Kuvend më datën 18 dhjetor dhe jo më 11, pasi duan bashkim dhe jo përçarje.
“Asnjë trillim dhe mashtrim nuk i’a zgjidh hallin Sali Berishës, sepse beteja e tij është për interesa personale, jo për demokratët.
Sali Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme, duke dashur t’i poshtërojë ata. Demokratët do të vijnë në Kuvend më #18Dhjetor sepse duan #bashkimin jo përçarjen, duan #fitoren, jo izolimin e PD.”, shkruan ai.