NATO: Mbyllëm luftëra brutale, por tani jemi të shqetësuar për situatën në Kosovë dhe në Bosnje

Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg shfaqi shqetësimin e tij për situatën politike të krijuar në Ballkan mes disa shteteve.

Në takimin me ministrat e jashtëm të NATO-s në Riga të Letonisë, kreu i strukturës politiko-ushtarake të Atlantikut të Veriut theksoi se kohët e fundit po ndodhin “zhvillime shqetësuese” në rajon, duke veçuar Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën.

“Ballkani Perëndimor është zemra e Europës. Është një rajon i rëndësishëm për NATO-n dhe Bashkimin Europian. Por po dëshmojmë zhvillime shqetësuese. Jemi të shqetësuar për retorikat e ndarjes në Bosnje-Hercegovinë dhe tensionet e vazhdueshme midis Prishtinës dhe Beogradit”, bëri me dije ish-kryeministri norvegjez.

Gjithashtu, sekretari i NATO-s theksoi se organi që përfaqëson dhe Bashkimi Europian po punojnë për të mirë ne rajonit të Ballkanit, sidomos për Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën.

“Në të njëjtën kohë, nuk mund të harrojmë se çfarë kemi bërë që prej viteve ’90-të. Mbyllëm luftëra brutale dhe disa vende të rajonit iu bashkuan BE-së dhe NATO-s. Të dyja po punojnë për të mirën e rajonit, sidomos të Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës”, deklaroi Stoltenberg.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT