“Tani do bëj vaksinën, do flasë me ju ministrja”/ Protesta para Kuvendit, Rama takon tetraplegjikët: Kur të kthehem nga SHBA…

Personat para dhe tetrapelgjikë kanë protestuar këtë të enjte përpara godinës së Parlamentit, ku deputetët janë mbledhur në seancë plenare.

Ata kërkojnë t’u rritet ndihma ekonomike, pasi thonë se duan të jetojnë të pavarur ekonomikisht dhe t’i zgjidhin vetë problemet e tyre.

Pasi përfundoi interpelancën me deputetin e PD, Tritan Shehu, për nismën OPEN BALKAN, kryeministri doli dhe foli me ta për shqetësimet e tyre.

Pjesë nga biseda

Qytetari: Kemi vetëm kërkesa ekonomike. Marrëveshja është në ministri. Më vjen mirë që dolet të na takonit

Rama: E keni marrëveshjen këtu?

Qytetari: Jo, është në ministri. Ne kemi nevojë të jemi të pavarur ekonomikisht, të mos kërkojmë lëmoshë, na jepni mundësinë të jetojmë të pavarur. Kërkesat i kemi bërë në ministri dhe kryeministri. Fatkeqësisht nuk kemi marrë një përgjigje.

Rama: Tani nuk mund mundem t’u marr dot brenda, pasi kam lënë orar për vaksinën. Për momentin do t’ju presë ministrja. Brenda pak ditësh, do iu kthej përgjigje. Nesër shkoj në SHBA, por kur të kthehem do komunikoj me ju. Të shohim se çfarë ka marrëveshja. Do t’i them ministres që t’iu takojë. Mos rrini më në shi.

Ata kërkojnë që t’u rikthehet ndihma prej 300 mijë lekë të vjetra./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT