Ballkani i hapur/ Shehu: Jep dorëheqjen si Zaev, dështove. Rama: Ne ka besuar populli, ju si PD flisni me vete

Deputeti demokrat Tritan Shehu në interpelancën e thirrur sot me kryeministrin Edi Rama për projektin Ballkani i hapur i kërkoj atij dorëheqjen, pasi sipas tij, ai ka dështuar me këtë nismë.

“Projekt i dështuar, treshja juaj që ka mbetur në dyshe po e mban në këmbë synimin e Serbisë. Sa kohë që ju të jeni kryeministër vendi është i pa shpresë. Ka një rrugëdalje, dorëheqjen tuaj, ju keni pësuar një dështim të madh me Ballkanin e hapur, bëni atë që bëri Zaevi. Ju bëj thirrje të hiqni dorë nga projektet të tilla që ju çojnë në lindje. Vucic eshte zedhenes i Moskes, mos u beni zedhenes i zedhenesit”, tha Shehu.

Por kryeministri Edi Rama i ka rrëzuar tezat e ngritura nga Shehu, duke theksuar se nisma për krijimin e një tregu rajonal të përbashkët do të vazhdojë dhe se nuk do të heqë dorë nga thirrja që të bëhen pjesë të gjitha vendet e Ballkanit.

“Flisni me vete dhe për vete, me atë që keni bërë si parti, duke i marrë shqiptarët si budallenj,edhe tani në partinë tuaj flitet për vete dhe për vete dhe përsëri i thuhet shqiptarëve se u flitet për ata. As në Paris, as në Berlin Hagë askush nuk është kundër Ballkanit të Hapur. Është e vërtetë se kërkohen që Ballkani i Hapur duhet të jetë gjithëpërfshirës, këtë kam bërë unë dhe e përsëris gjithë kohën. Unë nuk hyj në garë se me kë është Amerika apo Europa, është një garë si filmat e realizimit socialist me top prej lecke. Hajde Guri ata do të na rrahin, zoti Shehu ka rëndësi shumë se çfarë thonë aleatët tanë dhe rëndësi ka se çfarë do të bëjmë ne. Tregu i përbashkët rajonal i mbron dhe i fuqizon këto interesa. Doni ju apo s’doni ju zoti Shehu duan apo sduan ata që mendojnë si ju, shqiptarët na e kanë besuar ne, Partisë Socialiste, interesat kombëtare dhe jo juve”, u shpreh Rama./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT