“E them për herë të parë”/ Meta sulmon Bashën për paktin e detit me Greqinë: Bëri dopio lojë

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar Lulzim Bashën përsa i përket çështjes së paktit të detit me Greqinë.
Ai u shpreh në emisionin Abc se Basha bëri dopio lojë, duke u munduar të shmangte Presidentin për këtë çështje.
Gjithashtu ai tregoi se kur ishte Ministër i Jashtëm, Basha anashkaloi kryeministrin për paktin e detit me Greqinë.
“Ky zotëria (Lulzim Basha) nuk mund të justifikohet për të gjitha thikat që i ka futur shtetit shqiptar. Është një person, që mban përgjegjësi të veçantë për lojën që bëri për marrëveshjen e detit me Greqinë, ishte përgjegjësi e tij që ajo të bëhej në përputhje me Kushtetutën dhe jo të shmangte presidentin për të bërë dopjo lojë”.
Në kohën kur ai ishte Ministër i Jashtëm ai anashkaloi Kryeministrin për çështjen e detit. Dhe po e them këtë për herë të parë sepse po abuzohet me këtë çështje”, tha Meta.