Lamtumira e “kancelares së hekurt”, Edi Rama mesazh për Angela Merkel

Mbas 16 vjetësh në krye të qeverisë gjermane, Angela Merkel është larguar përfundimisht nga detyra me një ceremoni të madhe ushtarake.
Kryeministri Edi Rama, i cili ka qenë disa herë i ftuari i kancelares në Berlin, ka reaguar përmes një mesazhi të shkurtër në Facebook.
“Faleminderit Angela dhe paç mbarësi e shëndet në kapitullin e ri të jetës tënde të jashtëzakonshme”, shkruan kryeministri.
Angela Merkel, e ardhur në pushtet në vitin 2005, ishte e vetmja kancelare e Gjermanisë, që nuk humbi zgjedhjet, por u largua vetë.