Çfarë di ish-kryeministri? Berisha: Ja kush është projekti tjetër ku Basha është i përfshirë me Ramën

Sali Berisha nga Bilishti nuk i ndali akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe kreut demokrat Basha.
Berisha u shpreh se Rama e ka shndërruar Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe të Evropës dhe vendin ku ligjin e bën krimi dhe droga.
Ndërsa për Bashën, ish-kryeministri tha se, jo vetëm dosja Muzin dhe Toyota Yaris ata bashkëpunojnë edhe në një projekt tjetër
“Opozita dhe PD kanë dëashtuar në ccdo nisëm që kanë marrë që nga viti 2013 deri më sot, përvecc në ligjin e dekriminalizmit. Kanë dështuar në ccdo protestë, në ccdo premtim që kanë bërë. Por mbi të gjitha kanë dështuar të sjellin rotacionin e pushtetit.
Nisi ccadrën për të mbrojtur votën dhe përfundoi në qeveri për të dorëzuar votën. Ne sot vijmë kokëulur para shqiptarëve, sepse kemi dorëzuar 4 zgjedhje. Një njeri pa integritet, me zero civilitet, nuk kupton se pas 4 humbjesh duihet të kishte dhënë 4 herë dorëheqjen. Edhe sot nuk jep dorëheqjen. Ccdo ditë po del gjithnjë më shumë në pah, se kryetari është marrë peng nga qeveria dhe të tjerë. Unë në fillim e quajta peng-Basha.
Ju garantoj se kurrë nuk e etiketoja pa patur bindje absolute se ai i tille ishte dhe faktet po dëshmojnë ccdo ditë më shumë vetëm ktë. Kreu i opozitës me dosjet e tij të krimit është aksioner i këtij shteti.
Kam denoncuar dhe i kam kërkuar para jush të japë shpjegime për Toyota Yaris dhe dosjen Muzin. E garantoj se me radhë do dalin dosje të tjera. E garantoj këtu se projekti i emirateve të Yamarit në Durrës nuk do të zhvillohet kurrë sa të jetë partia demokratike”, tha Berisha.