“Hall kemi motin”/ Berisha nga Bilishti, tregon se ku do mblidhet kuvendi i 11 dhjetorit

Në datë 11 Dhjetor Sali Berisha ka njoftuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar me qëllim shkarkimin e Lulzim Bashës dhe rikthimin në krye të Partia Demokratike pas 8 viteve.

Ish-kryeministri ka njoftuar më herët se janë më shumë se 4200 delegatë që kanë firmosur për mbledhjen e këti forumi, që është më i lartë i partisë më të madhe në opozitë.

Po ku do të zhvillohet Kuvendi?

“E kam hall se ku do mblidhemi, 7600 vetë, faleminderit që e imagjinoni dhe i thoni i vetmi vend që mund të mblidhemi dhe të tregojmë se jemi serioz me numrin është “Air Albania” por se dimë prej motit”, Berisha

Gazeta Shqip mëson se Kuvendi do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. Fillimisht ishte planifikuar në Pallatin e Kongreseve. Por nisur nga fakti që në këtë datë, pra 11 Dhjetor në hollin e Pallatit të Kongreseve do të ketë një tjetër aktivitet, por edhe për të treguar forcën me numrin e mbështetësve, Berisha vendosi që ta çojë Kuvendin në stadium.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT