Strazimiri betohet për dashuri të përjetshme: E duam Berishën sepse duam Amerikën…. Ai në politikë mbetet një misionar

Anetari i kryesise se PD Gent Strazimiri eshte betuar per dahuri te perjetshme ndaj Sali Berishes, pavaresisht se sipas tij nuk eshte President, kryeminister apo kryetar i PD.

Per strazimirin Berisha mbetet nje misionar, dhe dashuria per te vjen sepse demokratet duan Sali Berishen.

Postimi i Strazimirit:

E duan Sali Berishën sepse e duan Amerikën!

E duan njerëzit sepse, i do njerëzit!

I besojnë njerëzit sepse, u beson njerëzve!

E duan dhe e besojnë sepse nuk i mashtron, nuk i përdor, nuk i përbuz, nuk i përçmon, sepse është dhe ndjehet njëri prej tyre.

E duan dhe e besojnë megjithëse nuk është më President, Kryeministër, Kryetar…

E duan dhe e besojnë sepse, ai në politikë mbetet një Misionar!

I bashkoi jo vetëm në çdo qytet e fshat të Shqipërisë por edhe në çdo cep të globit, me thirrjen për

* dinjitet njerëzor,
* sovranitet kombëtar e
* liri individuale!

Gjë më filo-amerikane se kaq nuk ka, prandaj e duan aq sa ç’duan Amerikën!!!

Prandaj zvogëlohet menjëherë në përmasat e një insekti të vockël, të padenjë, të përbuzshëm, cilido që ka zgjedhur apo e kanë shtrënguar në idiotësinë t’i sfidojë…KAQ!!/m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT