Gazetarja tregon emrin: Ky është biznesmeni gjerman që kërkoi 3.4 milionë eurot e sekuestruara nga “Toyota Yaris”, ja çfarë tha në Prokurori

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar mbrëmjen e sotme detaje të reja në lidhje me sekuestrimin e 3.4 milionë eurove të fshehura në automjetet të tipit “Toyota Yaris” në vitin 2018.
Ajo tha se pak kohë pas sekuestirmit të parave, në Shqipëri erdhi një biznesmen gjerman, i quajtur Karlo Rizato,i cili shkoi në prokurori dhe deklaroi se ishte pronari i parave.
“Në Shqipëri mbërriti një biznesmen gjerman qe pretendonte, ka shkuar në Prokurorinë e Krimeve të rënda dhe ka deklaruar se ai ishte pronari i parave. Ka hyrë në Shqipëri në 13 mars 2019 dhe ka qëndruar një ditë në Shqipëri. Nga dokumentet që disponuam nga autoritete gjermane… ai thoshte se do të investonte në Shqipëri dhe se do të ndërtonte disa resorte turistike në bregdetin e Semanit dhe ishin falsifikuar pronat e familjes Vrioni.
Në fakt Prokuroria shqiptare mbylli sytë para një dosje të rëndësishme. Biznesmeni shqiptar tha se kishte muaj që i mbante në shtëpi, por kjo dosje ka interferenca politike. Karlo Lizato deklaroi se paratë janë të miat, por prokuroria nuk bëri verifikimet. Ai kishte një muaj që ishte bërë adminsitrator të përpunimit të metaleve të çmuara”, tha Klodiana Lala.