Pronari i karrotrecit që transportoi 3.4 milioënë euro mesazh Fevziut: Jemi viktima të kësaj politike! Unë bashkë me tim bir dhe shoferin kemi bërë burg

Edi Lika, pronari i karrotrecit me të cilin u transportuan 2 “Toyota Yaris-it” brenda të cilave u transportuan 3.4 milionë eurot e sekuestruara nga policia shqiptare, i ka dërguar një mesazh moderatorit Blendi Fevziu gjatë transmetimit “live” të emisionit “Opinion”.

Ai shkruante në mesazh se së bashku me shoferin dhe të birin ishin dënuar me burg, teksa shprehej se ishin viktima të politikës dhe ende nuk e dinin se çfarë do të behëj me ata.

“Mirëmbrëma, quhem Edi Lika, pronari i bizarkës që janë ngarkuar “Toyota Yaris”. Të gjithë ne kemi bërë burg, si unë, im bir që shoqëronte shoferin, po ashtu edhe shoferi. Të 3 në një vit e gjysmë. Po ashtu im bir 8 muaj në Mal të ZI dhe tani është ekstraduar në Belgjikë dhe akoma nuk e dimë çfarë do bëhet me ne. Jemi viktima të kësaj politike”, thuhej në mesazhin e Edi Likës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT