Escobar në Tiranë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim e prerë: Të vendosur kundër korrupsionit

Ambasadorja e SHBA në vend, Yuri Kim, ka reaguar ditën e sotme pas njoftimit të Ambasadës Amerikane lidhur me vizitën e zv/sekretarit të Shtetit Amerikan Gabriel Escobar në Shqipëri.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Kim shprehet se Escobar pritet të takohet me zyrtarë të lartë në Shqipëri. Ndër të tjera ambasadorja shton se Escobar do të diskutojë gjithashtu vendosmërinë e SHBA për të luftuar korrupsionin, mosndëshkrimin dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkan.

“Zëvendës sekretari i Shtetit Escobar do të vizitojë Shqipërinë më datë 9 Dhjetor për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë bazuar në vlerat e përbashkëta. Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhaçka, kryetarin e PD Lulzim Basha dhe zyrtarë të tjerë për të konfirmuar mbështetjen e palëkundur për demokracinë dhe integrimin në BE.

Bashkëpunim më i fortë në fushën e mbrojtjes dhe mundësi për tregti dhe investime. Siç thuhet në urdhrat ekzekutivë të presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu vendosmërinë e SHBA për të luftuar korrupsionin, mosndëshkrimin dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkan”, shkruan Yuri Kim.

Sakaq, kujtojmë se Escobar vjen në Shqipëri vetem pak ditë para Kuvedit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit është shpallur nongrata nga SHBA për korrupsion./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT