Presidenca sulmon Gjykatën Kushtetuese, pas certifikimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019

Presidenca ka reaguar zyrtarisht pas vendimit të gjykatës Kushtetuese për të certifikuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, pavarësisht bojkotit të opozitës.

Presidenca tha se Kushtetuesja i zhgënjeu shqiptarët, për interesa të errëta.

“Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ishin moniste. Gjykata Kushtetuese mund t’i kthente popullit shqiptar mundësinë për të zgjedhur përfaqësuesit e tij në nivel vendor. Por përkundër kësaj pritshmërie të lartë,  kjo gjykatë për fat të keq i zhgënjeu të gjithë.

Kushtetuesja për interesa që nuk përkojnë më popullin shqiptar, e shpalli veten jokompetente. Për fat të keq, Kushtetuesja e la çështjen pa zgjidhje. Ajo nuk u dha zgjidhjeve pyetjeve të ngritura.”, tha Dërvishi.

Kujtojmë se pas zbardhjes së vendimit Presidenti Ilir Meta duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve të reja për 6 bashki të cilat kanë mbetur pa kryetarë dhe konkretisht në Shkodër, Durrës, Lushnje, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT