Agron Shehaj vendos më në fund: Kam verifikuar çdo dyshim që kisha, jam me 11 dhjetorin jo më 18-ën

Ish kandidati per kryetar i PD dhe njeheresh deputet i kesaj partie Agron Shehaj ka vendosur me ne fund qe te marre pjese ne Kuvendin e thirrhur nga Berisha me 11 dhjetor.

“Nuk ka kuptim të shkoj tek data 18, të paktën jo pa parë se çfarë është vendosur më datë 11. Ai (Basha) ka mbajtur të njëjtat qëndrime si gjithmonë, nuk njeh firmat, nuk njeh delegatët.

Tani s’e di, do kemi dy parti? Njëri që thotë është e imja, njëri është e imja.

Unë do të shkoj më datë 11 sepse mendoj që aty është Partia Demokratike, shumica sepse ka një pakicë që nuk do të jetë. Edhe dyshimet që kisha i hoqa duke bërë vetë verfikimet

Back to top button
LAJMET E FUNDIT