Tjetër mesazh nga SHBA! Blinken: Duke punuar bashkë, ne do t’i ndalojmë të korruptuarit e pandëshkuar

Ambasadorja amerikane në Tiranë ka shpërndarë sot në Twitter një mesazh nga Sekretari Amerikan i Shtetit.

Në postimin e tij, Antony Blinken shprehet se SHBA në bashkëpunim me aleatët e saj në botë do t’i ndalojnë së vepruari më gjatë të korruptuarit e pandëshkuar.

“Duke punuar bashkë ne do t’i ndalojmë aktorët e korruptuar të veprojnë të pandëshkuar. Departamenti i Shtetit rikonfirmon angazhimin për të gjithë ata që punojnë për të ndërtuar transparencë dhe llogaridhënie në mbarë botën. Urime Kampionëve tanë Antikorrupsion 2021” – thotë Blinken teksa poston hartën me disa prej partnerëve në luftën kundër korrupsionit.

Kujtojmë se në vendin tonë Sali Berisha është politikani më i fundit i shallur non-grata me akuzën për korrupsion nga Shtetet e Bashkuara. Ish-kryeministri ka paditur në Gjykatën e Parisit sekretarin Blinken. Por duket se ky i fundit dhe Uashingtoni janë të palëkundur për vendimet e tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT