Dy ditë para Kuvendit të Berishës/ Escobar sot në Tiranë, takim “kokë më kokë” me Ramën dhe Bashën

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet të vizitojë ditën e sotme Shqipërinë.

Është bërë më herët me dije se Escobar do të takohet me kryeministrin Edi Rama si dhe kryetarin e opozitës Lulzim Bashën.

ADVERTISING

Pritet që takimi mes Lulzim Bashës dhe zyrtarit të lartë amerikan do të zhvillohet rreth orës 11:30 dhe më pas Escobar do të takohet me Ministren e Jashtme Olta Xhaçka rreth orës 14:30-15:00.

Nga ana tjetër takimi me kryeministrin Edi Rama do të zhvillohet rreth orës 17:00, teksa deri më tani nuk është njoftuar për një konferencë shtypi të përbashkët.

Kujtojmë se vizita e Escobar në Tiranë, vjen vetëm dy ditë para Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha, i cili është i shpallur ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë.

Ndërkohë që dy ditë më parë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ambasada ka konfirmuar se vizita e Escobar është vendosmëria e SHBA-ve për të luftuar korrupsionin pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Nuk e dimë nëse ky është një mesazh i drejtëpërdrejtë për Berishën, por gjithsesi sëfundmi as ish-kryeministri nuk ka ndenjur pa reaguar.

Një ndër Foltoret e tij zhvilluar ditët e fundit, Berisha e ka bërë edhe me demokratët në SHBA, një përpjekje kjo sado e vogël për të ‘sfiduar’ vullnetin dhe vendimin e tyre.

Sjellim në vëmendje se vendimi për të shpallur ish-kryeministrin non-grata ka ardhur nga DASH më 19 maj të këtij viti duke artikuluar se Berisha ishte i përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.

Pas këtij vendimi ka patur edhe një reasgim të menjëhershëm nga ana e Berishës, i cili ka hedhur në gjyq Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken i cili ishte ai që bëri publik vendimin e SHBA./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT