VENDIMI/ Investimi 50 milionë euro, ja kur nisin punimet për bazën e NATO-s në Kuçovë

Punimet për bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë do të nisin në fillim të vitit të ardhshëm.
Vendimi është marrë sot nga qeveria, ndërsa mësohet se guri i parë do të vendoset në ditët e para të janarit.
Të gjithë banorët e prekur nga projekti se do të shpronësohen në vlerën e tregut.
Bëhet fjalë për një investim 50 milionë euro që do të sjellë zhvillim ekonomik dhe punësim për gjithë zonën.
“Me vendimin e sotëm kompletojmë kuadrin rregullator, ligjor dhe i hapim rrugën fillimit të punimeve. Në ditët e para të janarit do të vendoset në mënyrë simbolike guri i parë i bazës taktike të Kuçovës, bazë taktike e NATO-s. Lajm i mirë dhe për familjet që preken nga vendimi i sotëm, i shpronësimit, do shpronësohen sipas vlerës së plotë të tregut pa asnjë vonesë.
Për banorët e zonës përreth është një lajm i dyfishtë pozitiv pasi është një zhvillim mbi 50 mln euro investim, që do të thotë zhvillim ekonomik dhe punësim për gjithë zonën përreth”, tha ministri Mbrojtjes.
Investimi shihet si strategjik për Shqipërinë./Gazeta SHQIP