Do të hyjë në zyrën e Bashës? Berisha tregon çfarë ndodh më 12 dhjetor: Selia është e PD, jo e Bashës

Berisha foli për një PD të rithemeluar, ndërsa foli për krijimin e një komisioni të përkohshëm që do të drejtojë partinë deri në rithemelimin e saj, ndërsa çdo vendim i kohëve të fundit i marr nga Basha do anulohet.
“PD do të jetë një parti e rithemeluar. Selia është e PD nuk është pronë e Bashës është pronë e PD. Ai mund të bëjë ç’të dojë, por selia është e PD. Në 11 Dhjetor do anulohet çdo vendim i tij i kohëve të fundit, do krijojmë një komision të përkohshëm që do të vazhdojë punën deri në rithemelimin e PD”, tha Berisha.
Ish-kryeministri foli në Opinion. 18 dhjetorin e cilësoi një Kuvend të paligjshëm.
“A mund të më thoni çfarë është ai kuvend? Kryesia aktuale e PD, 21 anëtarë të saj janë jolegjitim. Nuk janë votuar me dy kandidatura siç parashikon statuti”, u shpreh Berisha.