“Rroftë Sali Berisha”/ Furgoni i bardhë futet në oborrin e PD në Tiranë dhe “xhiron” gomat

Një incident është provokuar nga mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, në selinë qëndrore të Partisë Demokratike, shkruan gazeta Shqip. Mësohet se ka qenë një furgon i bardhë pasagjerësh që është futur në oborrin e selisë dhe ka “xhiruar” gomat.

Ky furgon i bardhë, sipas raportimeve në Top News dyshohet se është përdorur për transportin e delegatëve dhe anëtarëve të PD nga rrethet në Tiranë, për t’iu bashkuar Kuvendit Kombëtar që ka thirrur Sali Berisha.

“Rroftë Sali Berisha”/ Furgoni i bardhë futet në

Personat që kanë qenë brenda, kanë brohoristur “Rroftë Sali Berisha” dhe pas disa momentesh furgoni është larguar. Ky është incidenti i parë që ndodh në zyrat kryesore të PD, në rrugën e Elbasanit. Në gatishmëri është dhe Policia e SHtetit, për të shmangur çdo përplasje të mundshme./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT