“Për këdo që mashtron dhe godet Lulzim Bashën”/ PD i përgjigjet Berishës me video e fortë

Vetëm pak minuta përpara se të nisë Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha, selia blu ka shpërndarë për mediat mesazhin e zyrtarit të lartë të DASH-it, Gabriel Escobar, i cili u shpreh se nëse Partia Demokratike zgjedh kryetar një person të shpallur “non grata”, referuar Sali Berishës, do të ketë pasoja.

Sekretari i Grupit, Arbi Agalliu u shpreh PD lindi si mburojë e interesave të shqiptarëve do të vazhdojë e tillë e jo pronë e as mburojë e interesave personale të askujt, as të z.Sali Berisha

“Partia Demokratike ka lindur si parti e fjalës së lirë, si parti e të drejtave të njëriut, si parti e tregut të lirë e mbi të gjitha si parti pro Amerikane.
Partia Demokratike lindi si mburojë e interesave të shqiptarëve do të vazhdojë e tillë e jo pronë e as mburojë e interesave personale të askujt, as të z.Sali Berisha.
Për këdo që u përball me gënjeshtra dhe manipulime të stilit komunist u them se në këtë ditë të shënuar të gjithë duhet të jemi të bashkuar, largë interesave personale, të tejkalojmë veten në të mirë të demokratëve dhe shqiptarëve”, shprehet ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT