Shkarkohet 4 nënkryetarët, Berisha thërret Kuvendin e ardhshëm më 22 mars, ndryshimet në Gjykatë

Më 22 mars të vitit 2022, Berisha ka thirrur një Kuvend të ri, i cili do të zyrtarizojë ndryshimet në statutin e ri të PD-së. Gjithashtu një nga venidmet e marra në këtë Kuvend ka qenë edhe ngritja e një grupi pune që do t’i depozitojë ndryshimet në Gjykatë, duke njoftuar kështu dhe vendimin për ndryshimet në statut, ku përcaktohet sgila dhe vula.
Gjithashtu janë miratuar nen për nen dhe në terësi statutin e ri të Partisë Demokratike Kuvendi i Foltores miratoi sot atë që e konsideroi statuti i ri i Partisë Demokratike.
Kuvendi shkarkoi 4 nënkryetarët dhe Kryesine e drejtuesit e PD. Më 22 mars 2022 thirret kuvendi i Ri. 22 mars njihet si dita kur PD-ja erdhi në pushtet 30 vite më parë.
Në Kuvendin Kombëtar është zgjedhur Komisioni i Rithemelimit me 27 anëtarë.
Gjatë fjalës së tij Këlliçi njoftoi se Kuvendi vendosi të votojë me votim të fshehtë për shkarkimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha për dëmtim të rëndë të interesave politike.