Shpallja “Non-grata”/ Berisha fton amerikanët të rishikojnë vendimin: Pres provat nga DASH, por nuk i kanë!

Në fjalën e tij, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur edhe për vendimin e DASH për shpalljen si person “Non-grata”. Ai ka sfiduar Departamentin Amerikan të Shtetit që të paraqesë provat mbi akuzat për korrupsion, duke theksuar se ato nuk i kanë.

“Miqtë e mi, edhe më keq akoma, një ditë, në maj të këtij viti DASH shpall non grata Sali Berishën, 8 vite pasi kish dhënë dorëheqjen nga cdo rol. Njeriun e lavdëruar më shumë se kushdo tjetër nga SHBA në luftën ndaj korrupsionit. Shpall non grata njeriun që gjatë jetës së tij nuk kishte patur kurrë një akuzë të ngritur, ndaj tij apo familjarëve të tij për korrupsion, një njeri i cili kishte bërë gjithçka në luftën ndaj korrupsionit, një njeri që 31 vite më parë në drejtim të kësaj partie, kishte përmbysur në Shqipëri diktaturën më staliniste të europës, hodhi bazat e ekonomisë së tregut dhe shtetit ligjor, transformimet më të mëdha në histori, kishte realizuar marrëdhëniet më miqësore në vendin e madh të lirisë, kishte shënuar projekte të mëdha të shekullit në energji e fusha të tjera. E kishte mbështetur pa kushte në të gjitha rastet në cdo forum qëndrimet e SHBA në fushën e sigurisë e të paqes dhe së fundi njeriun që për të gjitha këto ishte votuar nga shqiptarët një komb i vogël ishte votuar aq shumë sa zyrtarët e burokratët në fjalë as në ëndërr nuk e kanë parë”, tha Berisha.

Ai u shpreh gjithashtu se nuk tërhiqet nga vendosja e dinjitetit të tij.

“Cfarë do bëja unë në këtë rast? Në 2013, shumë nga ju kërkuan të mos jepja dorëheqjen, po dinjiteti im e kërkon të jap dorëheqjen, kjo ishte përgjigjja ime. Dhe unë ju thash ju të vërtetn. 32 vjet të shkuara në një natë të zezë dimri kisha marrë një vendim të përballesha me diktaturën.  Ishte vendimi më i rëndësishëm i jetës time. Ndaj edhe unë nisa betejën time po aq i vendosur, si 32 vjet më parë të bëj gjithçka për dinjitetin tim dhe kam muaj e muaj që pres asnjë fakt asnjë dokument asnjë provë për faktin e vetëm se nuk ekziston. U bëj thirrje zyrtarëve të DASH të cojnë në Paris cdo fakt e dokument, ju siguroj para jush se marr cdo vendim ndaj vetes sime.  Ftoj këto mbi tokë që ka mbi tokë, të paraqesë një provë, në të kundërt i përlurur pafundësisht para të vërtetës do vazhdoj pathyeshëm misionin tim.

Ftoj zyrtarët e DASH të rishikojnë vendimin e tyre, sepse arroganca e gabimi nuk janë virtyte të njerëzve të lirë. Ju garantoj ju se do vazhdoj i palëkundur misionin për të përmbysur narkoshtetin.” u shpreh Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT