“Berisha kryeministër”/ Kokalari shpall PD si parti konservatore: Basha e pati vetëvrasjen politike më 9 shtator

Evis Kokalari mbështetësja amerikane e Berishës u shpreh se sot është fillimi i fundit të PD-së opozitare dhe është fillimi i PD-së konservatore.

“Si të tillë po e pagëzojmë në këtë stadium. Sot ju keni treguar që jemi të gjithë të bashkuar. Falenderoj të gjithë demokratët që firmosën dhe erdhën këtu për të shkarkuar Lulzim Bashën. Basha e pati vetëvrasjen politike më 9 shtator kur vendosi të nxjerrë zotin Berisha nga grupi parlamentar.  Unë ju garantoj që zoti Berisha i cili do jetë kryeministri i ardhshëm do ta fusë Shqipërinë në komunitetin evropian. Dua t’ju them që unë nuk e dua Shqipërinë si Evropa, por e dua si Amerika. SHBA është aleatja jonë më e mirë dhe nuk flas për aleatët që i kanë dalë në krah Bashës dhe elementëve të George Soros”, tha Kokalari.

Kokalari u shpreh se sot është ndryshuar metoda se si PD do votojë me të drejtën e votës dhe të zgjedhjes së kryetarit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT