Shpallet vendimi/ Kuvendi i Sali Berishës shkarkon Lulzim Bashën, ja rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave në Kuvendin e ish-kryeministrit Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Sipas Belind Këlliçit, 4446 delegatë kanë votuar për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Megjithatë, fjala e fundit i mbetet referendumit të thërritur për datën 18 dhjetor, ku çdo anëtarë i partisë në të gjithë vendin do të votojë për të ratifikuar votimin e të shtunës.
Rezultati
Delegate prezente 4934
Pjesemarres ne votim 4491
Pro shkarkimit 4446
Kunder shkarkimit 36
9 pavlefshme