Berisha e shkarkoi, Basha nis “furtunën” ndaj kundërshtarëve/ Ja çfarë po ndodh në mbledhjen e Kryesisë së PD

Për Sali Berishën dhe mbështetësit e tij është i shkarkuar, por Lulzim Basha nga ana tjetër, vijon “normalisht” aktivitetin e tij në PD.
Ai ka mbledhur Kryesinë e Partisë Demokratike, ku pritet të merren disa vendime të rëndësishme.
Gjatë fjalës së tij, mësohet se Basha ka deklaruar se ata që nuk kanë ardhur në takim ndihen të vetëshkarkuar.
“Të pranishëm 25, kemi kuorum. Presim zotin Gjana se po vjen, të tjerët nuk kanë ardhur se ndihen të vetëshkarkuar. Tubimi i sotëm pas shpalljes ‘non grata’ të zotit Berisha, ka indicie për shkelje të ligjit, falsifikim të vulës dhe logos”– shprehet ai.
Burime të Gazetës Shqip thonë se i gjithë Kuvendi i thirrur nga Berisha dhe vendimmarrja e tij do të kundërshtohet me shumë gjasa në gjykatë me një padi për falsifikim.
Ndërkohë nesër pritet të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar i PD-së.
Po cilat janë vendimet që pritet të merren
1. Hapi i parë që duhet hedhur është thirrja e këshillit kombëtar nesër. Parashtrimi i një rezolute për qëndrimin e keshillit kombëtar per çështje si: kursit të ndjekur nga pd për vlerat pro perëndimore pro nato dhe shab dhe qëndrimi ndaj disa anëtareve të saj për shkeljen e statutit.
2. Marrja e disa masave disiplinore që janë në tagrin e tij.
3. Qendrim politik nga kryesia.
4. Marrja e masave që janë në tagrin e kryesisë. Psh shkarkimini i 11 kr degeve qe refuzuan te zbatojne vendimin enkeyesise per thirrjen e kuvendit konbetar ne 18.00/Gazeta SHQIP