HAKMARRJA/ Lulzim Basha nis “furtunën” në PD, ja kush do të shkarkohet

Lulzim Basha ka nisur hakmarrjen, pas shkarkimit që I bënë mbi 4 mijë delegatë në Kuvendin e PD, të thirrur nga Sali Berisha.

Mësohet se Kryesia e PD, që u mblodh sot pasdite, i ka propozuar Këshillit Kombëtar një votim të fshehtë për shkarkimin e kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka dhe anëtarëve të kryesisë. Katër sekretarët janë Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Këlliçi dhe Ledina Mandia.

Sipas kryedemokratit kreu i Këshillit, sekretarët dhe anëtarët e tij kanë shkelur vendimin e kryesisë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, si dhe kryetareve të degëve të PD. Kërkohet gjithashtu shkarkimi i Albana Vokshit, Aldo Bumçit, Gent Strazimirit, Gert Bogdanit, Oerd Bylykbashit dhe Flamur Nokes.

Më poshtë vendimet e Kryesisë së PD-së:

Propozim për thirrjen e jashtëzakonshme të Këshillit Kombetar për të votuar:

1. Një rezolute të posaçme për situatën e krijuar në PD.

2. Me votim të fshehtë shkarkimin e kryetarit të këshilit kombëtar, (Edi Paloka) anëtarevë teë kryesisë që kanë shkelur vendimin e kryesisë për thirrjen e Kuvendit Kombetar, si dhe kryetareve të degeve të PD

3. Propozim për shkarkimin e 4 sekretareve për të bërë funskional sekretariatin./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT