Këshilli Kombëtar/ Basha thirrje të prerë Berishës: Mos vazhdo me përçarjen, dje u themelua organizata e parë antiamerikane në 30 vite

Partia Demokratike mblodhi sot Këshillin Kombëtar dhe në fjalën e tij, kryedemokrati Lulzim Basha sulmoi drejtpërdrejtë Kuvendin e zhvilluar nga Sali Berisha ditën e djeshme.
Lideri i selisë blu e konsideroi anti-statuor, përçarës dhe të paligjshme lëvizjen e djeshme të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sot në Këshillin Kombëtar, Basha falenderoi anëtarët dhe tha se mos-prevalimi i retorikave përçarëse është rruga e vetme për të shkuar përpara.
“Me një vendim te paligjshëm, antistatutor, përçarës, Berisha pezulloi dhe këshillin kombëtar.
Ju jam mirënjohës për përpjekjen tuaj dhe ata qe përfaqësoni, qe te mos prevalojne retorikat përçarëse.
Kjo është rruga e vetme qe te shkojmë përpara. Dje u themelua organizata e parë antiamerikane në 30 vite, pas asaj të Enver Hoxhës”.” u shpreh Basha.