Basha nisi votimin e fshehtë për shkarkimin e ‘tradhtarëve’ të tij, por shikoni se çfarë bën Berisha

Teksa në selinë blu votohej për shkarkimin nga funksionet i të gjithë atyre që i dolën në krah ish-kryeministrit Sali Berisha, ky i fundit vazhdoi foltoret e tij, kësaj here me një takim “online” me demokratët në Florida të SHBA-ve.

Berisha vijon të shprehet se shpallja e tij ‘non grata’ është bërë pa prova e fakte dhe se është sponsorizuar nga George Soros.

“Shpallja non grata e Sali Berishës është rast unik në botë. Nuk ka asnjë njeri që shpallet non grata 8 vite pasi ka dhënë dorëheqjen nga funksionet drejtues.

Nuk ka asnjë njeri në listën e personave të shpallur non grata ndaj të cilit të mos ketë ekzistuar asnjë lloj akuze nga asnjë individ apo institucion, si ndaj atij, ndaj edhe familjes së tij. U shpalla non grata edhe për një arsye tjetër madhore. Pasi partia që unë mbështes humbi zgjedhjet, projekti ishte që kjo parti të shndërrohej në aleate të PS. Këtë unë kurrsesi nuk e pranoja, sepse binte në kundërshtim flagrant me interesat e shqiptarëve. Këto janë qëllime të iniciuara nga multimilioneri Geroge Soros.

Në këtë kushte, kur në Shqipëri opozita përfundoi si shtojcë e qeverisë, kur pluralizmi politik ra në agoni, fillova nismën për shpëtimin e PD, për rithemelimin e saj, për sovranitetin e saj.

Kreu i PD, vendosi në kundërshtim me çdo rregullt, statutin, forumet, me kërkesë të Ambasadores Amerikane dhe DASH, të më pengojë të futem në parlament, por pasi dështoi më përjashtoi nga grupin. Yuri Kim me ndërhyrjet e saj është kataliste dhe në marrjen peng të Opozitës.

Më 19 u shpall një vendim ku thuhej se unë jam shpallur non-grata për korrupsion. Menjëherë i dërgoj një letër Antony Blinken dhe i them se ky është një akt lobimi i Ramës dhe Soros. George Soros fillimisht u bë sponsor i shoqërisë civile në Shqipëri dhe unë e mirëprita këtë veprim të tij, por çfarë konstatova se gjithë rrjeti përbëhej nga individë dhe eksponentë të ekstremit të majtë. Ai u vendos nën ombrellën apo si levë e Partisë Socialiste. Me fonacionin e tij ndërmori reformën ne drejtësi në Shqipëri me qëllimin e tij për t’i dhënë Ramës një dorë”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT