“Tall b…. me partinë opozitare”, Rama-komentuesit: Nuk di të tallem, kam respekt për ata që më besuan detyrën

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit gjatë një postimi që ka hedhur në Facebook.
Teksa një komentues, shkruan se kemi falimentuar si popull duke shtuar se “tall b… me një ngjarje themelore për një parti opozitare”.
Nga ana tjetër, Rama i është përgjigjur komentuesit, duke shkruar se është gabim pasi ai nuk di të tallet.
Komentuesi: Ne si popull…un si popull me histori kemi falimentuar nga momenti qe i besuam nje grushti njeresish…o komandant nqs ti per momentin je ligji e maliqi…per popullin qe e shet dinjitetin per shkak te varferis ? me vjen keq qe n1 i shtetit tim tall bythen me ngjarje themelore per nje parti opozitare…..
Rama: Je gabim i dashur mik, sepse e para une nuk jam ligji as maliqi dhe e dyta une nuk di te tallem, sepse kam shume respekt per ata qe me kane besuar detyren dhe per veten po ashtu, ndersa per “falimentimin e popullit” ben te njejtin gabim trashanik qe ben cdo individ qe nenvlefteson, qofte edhe padashje, popullin e vet!
