FOTOLAJM/ Ushtari i Forcave të Armatosura duke evakuuar qytetarin e Fierit pas përmbytjeve

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë fundjavës kanë bërë që lumi Vjosa të dalë nga shtrati dhe për pasojë të përmbyten disa banesa në Çerven dhe Ferras, Fier.

Lumi Vjosa ka gllabëruar tokat bujqësore, ku 20 banesa që ndodhen pranë shtratit të lumit Vjosë në Ferras janë përmbytur. Si pasojë Emergjencat Civile kanë nisur me evakuimin e familjeve, banesat e të cilave ndodhen në shtratin e lumit.

Ndërkohë në gatishmëri janë vënë edhe Forcat e Armatosura të Ushtrisë, të cilat kanë ndihmuar në evakuimin e qytetarëve të Fierit.

FOTOLAJM/ Ushtari i Forcave të Armatosura duke evakuuar qytetarin e Fierit

Back to top button
LAJMET E FUNDIT