Roland Bejko: Berisha nuk duron dot këtë fakt

Roland Bejko në emisionin Breaking në Top News e ka cilësuar Foltoren e Berishës si ilegjitime dhe që sipas tij nisma e ndërmarrë nga Berisha është një rrugë pa krye.

Sipas tij, kryefoltorja e mbajtur të shtunën në stadiumin e Air Albania, e kryesuar si lëvizje nga ish-kryeministri Sali Berisha është një rrugë pa krye, e për këtë ai e lidh me faktin se rikthimin në krye të PD-së do të thotë që kjo forcë politike të rrezikojë shumë në raport me SHBA-të.

“Foltorja është ilegjitime. Ato që ishin prezent në stadium nuk ishin as sa votat që ka marrë Sali Berisha nga në zgjedhjet si vota personale. Megjithatë të gjithë janë demokratët, kemi dritëhijet tona, jemi edhe mëkatarë. Natyrisht ai është një shembull, për tu marrë në konsideratë, Berisha dhe mediat e kanë pasur gabim nuk ka gjetur atë mbështetje të gjerë në masën e demokratëve, Kam qenë në jug, përveç demokratëve që kanë firmosur për datën 18, për qarkun e Gjirokastrës. Në 11 dhjetor që kishin firmosur, pasi edhe atyre që nuk ishin të pranishëm, kjo tregon se e kanë pas hedhur firmat me presion, nga kryetari i degës dhe deputetit të zonës. Nga pala tjetër asnjë telefonatë është që bërë për ti thënë mos shko. As një telefonatë më shumë se një herë nuk është bërë. Drejtuesit lokalë në qarkun Gjirokastër janë pro Bashës, veç kryetarit, i cili është shkarkuar dje, duke mos u marrë me organizimin e Këshillit Kombëtar të PD-së”, tha Bejko.

Më tej ai deklaroi se “Ata 5 mijë demokratë që morën pjesë, apo 9 mijë siç thotë Berisha, patjetër që janë demokratë, sfida që ka Basha është se duhet ti bindi ata me projektin e tij, që do të shpallë me datën 18 se e drejta është këtej, e perspektiva është këtej. Foltorja është rrugë pa krye. Mesazhi i SHBA, me anë të Escobar se nëse zgjidhet Berisha si kryetar i PD ne ndërpresim marrëdhëniet me SHBA. Këtu mbaron diskutimi. SHBA thotë ju zgjidhni kë të doni ju”.

Bejko ndërkohë ka theksuar se Berisha nuk e duron faktin që nuk është interlekutor me ndërkombëtarët. “Berisha ndjek vetëm interesin dhe jo moralin, e qasja që ka me Bashën, është ai që nxjerr çfarë ka barku, është kjo një mungesë respekti ndaj demokratëve, pasi ata kanë 6 vite që kanë bashkuar. Ai ka thënë se për 6 muaj sjell PD në pushtet me revolucion, por kjo nuk mund të ndodhë, pasi demokratët do të lodhen. Berisha nuk e duron fatin që nuk është interlekutor, ai është kryekëput fajtori i situatës”, theksoi Bejko.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT