Berisha flet nga selia e PD: Ja vendimet që morëm, fati i Bashës dhe Bardhit…

Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur si triumfator pas ‘pushtimit’ të selisë së PD-së me mbështetësit e tij, ka bërë të ditur vendimet që ka marrë grupi i tij në mbledhjen e zhvilluar.

“Vendimet që u morën janë u ngrit që do të japë udhëzimet bazuar për statutin, për organizmin e referendumit, të ndajë të deleguarit që do të bashkëpunojë me degët dhe të ngrejë kudo grupet e organizimit.

Më tej ai deklaroi se Basha dhe Bardhi nuk do të të përjashtohen nga PD, do të rrijnë në grupin e saj dhe të krijojë madje dhe fraksionin e tij.

“Basha e Bardhi do të mbeten deputetë të PD-së, edhe po të duan e kanë edhe vendin e fraksionit aty. E kuptoj se zoti Basha ka probleme të mëdha me drejtësinë, të jashtëzakonshme, por jo me atë shqiptare, por edhe me atë belge”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT