Armë brenda FRPD? Këlliçi – Bashës: Të të vijë zor, janë kujtime familjare

Pas panikut të përhapur se në Partinë Demokratike kanë hyrë persona të armatosur dhe kanë ndërruar bravat e zyrës së Belind Këlliçit duke i vjedhur gjithashtu edhe sende personale, ka dalë në një deklaratë ky i fundit.
Për mediat Këlliçi ka treguar se i janë vjedhur sende personale përfshi këtu dhe kujtime personale.
Ndër të tjera Këlliçi ka treguar se kësaj ngjarjeje do t’i shkojë deri në fund duke e denoncuar çështjen në polici.
“Janë prekur sende personale, harddiksu im personal, janë kujtime familjare. Është vetëm një kopjer personale. Janë prekur dokumebnta të shkollës pëersonale,. Nuk kisha menduar kurrë që do më vidhet zyra. S’ma ka marrë mendja që e bën Lulzim Basha këtë. Të të vijë zor. Të vijë turp. E ke çuar PD-në në pikën e fundit. Nuk i ke bërë Bëlind Këlliçit asgjë. Të të vijë zor. Megjithaë do pres këtu. Kemi 35 minuta që presim këtu. I kemi të rinjtë këtu, le të flasin vetë. Ne shkuam të bëjmë mbledhje, kjo është pronë e demokratëve. Më vjen keq që duhet të shohim këto skena. 6 ditë na ndajnë nga ky drejtim i tmerrshëm që i është ëbrë PD-së këto vite. I bëj thirrje të rinjve të FRPD-së të vetëpërmbahen. Ne do i shkojmë deri në fund. Nëse kujtojnë se do trembin të rinjtë e kanë shumë”, tha Këlliçi.
Anëtarë i FRPD-së Grigels Muçollari e ka cilësuar këtë veprim si një akt banditest.
“Një akt i pashembullt, më vjen turp që ta them që mund të ndodhte kjo. Ne kemi ardhur te selia e lirë. Ky është një akt banditest. Policia e shtetit ka 30 minuta që nuk vjen për raportimin”, tha Grigels Muçollari.