Basha zbardh emrat e personave të armatosur në PD, kishin kallashnikov dhe pistoletë me silenciator

Gjatë konferencës për mediat ditën e sotme pas kaosit të zhvilluar në Partinë Demokratike, Luzlim Basha ka foluar gjithashtu edhe për akuzat e Sali Berishës se në PD kishte njerëz të armatosur.
Me ironi Basha ka konfirmuar se kishte persona të armatosur në PD duke dhënë emrat e Jorida Tabakut, Ina Zhupës dhe Flutura Açkës.
“Njerëz me armë po kishte, Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa ishin të armatosur me kallashnikov. Flutura Açka kishte marrë me vete një pistoletë me silenciator.”- tha Basha./Gazeta Shqip