Përplasja Berisha- Basha, reagon Rama: Brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbrëmjen e sotme me një status në rrjetet sociale duke duke cituar një shprehje nga Samuel Beckett
“Sipas meje aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë, njëri që nuk do asgjë më shumë sesa të rrijë aty ku është dhe tjetri që e gënjen mendja se jeta e tij, pak më tutje, do të bëhet njëçikë më pak e hidhur”, shkruan Rama në statusin e tij.
Nuk dihet nëse ky status është një mesazh për trazirat brenda PD-së apo jo, megjithatë duket se kryeministri është i mendimit se brenda gjithmonë kanë qenë dy të marrë. E sipas Ramës këta dy të marrë kanë karakteristika të ndryshme e qëllime të ndryshme nga njëri-tjetri.
Kujtojmë se brenda PD-së është duke ndodhur një luftë e hapur mes kryetarit aktual Lulzim Basha dhe ish-kryetarit Sali Berisha./Gazeta Shqip