“Ke pak kohë nga Zoti”/ Berisha: Shëndeti im mendor është i pacënuar, s’marr asnjë substancë

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ditën e sotme kryetarit të Partisë Demorkatike Lulzim Basha një deklaratë të këtij të fundit, bërë gjatë një konference për mediat.

Teksa Basha i ka kujtuar orën biologjike ish-kryeministrit Berisha duke u shprehur që kishte edhe pak kohë nga Zoti, Berisha është shprehur se shëndeti i tij mendor është i plotë dhe nuk merr asnjë lloj substance.

“Shëndeti mendor është shëndet mendor. Sali Berisha është në një koificent të shkëlqyer. Nuk merr asnjë lloj substance përveç ndonjë kafe dhe çaj dhe i gjithë potenciali im mendor është i pacënuar sic ka qenë 10, 20, apo dhe 30 vite më parë.”- tha Berisha./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT