Alibeaj: Berisha është burracak! Po të ishte burrë shteti, do e kishte mbajtur fjalën në “betejën” me SHBA-në

Nënkryetari i Partisë Demokratike, e ka quajtur “burracak” ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi tha se ky i fundit nuk i qëndroi fjalës së tij për të mos i përfshirë demokratët në betejën me SHBA-në.

Sipas tij, Berisha e tregoi se cili është në të vërtetë në 9 shtator, kur e kuptoi se do të kishte vërtet pasojë shpallja e tij “non grata” nga SHBA.

“Hedhja e gjësë te masat është bolshevizëm dhe tregon që je burracak. Kush përfshin masat me revolucion, duke i përfshirë aty, është burracak dhe ka një hall personal. Berisha është burracak, sepse po të ishte burrë shteti, siç edhe në momentin që tregoi që do të shkojë në Gjykatën e Parisit, dhe ishte gjetje, sepse tha që nuk do i përfshijë demokratët, deri aty ishte gjeniale.

Në 9 shtator, kur vërtet pa që kishte një pasojë nga SHBA, aty tregoi të vërtetën. Pse nuk i qëndroi fjalës që nuk do përfshinte demokratët”, tha Alibeaj në “Opinion”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT