“Radhën e kam unë për të paguar”, si mund të vr*tesh në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë, një agjent krimesh me detyrë në Dibër, qëlloi me ar më zjarri për vdekje 29-vjeçarin Jurgen Duka (Mëziri).

Vr*sja ndodhi brenda një marketi në rrugën “Irfan Tomini”, ndërsa shkak u bë sherri mes dy personave se kush do paguante i pari tek kasa.

Këto krime për motive të dobëta janë bërë të shpeshta në vendin tonë, shumë shqetësuese. Një ngjarje e pak jave më pare në Fier një 39 vjeçar vr*u dhe groposi një 8 vjeçar.

Kjo alarmoi shoqërinë shqiptare duke protestuar ndërsa familjarët e Mateos së vogël ishin të shkatërrua dhe kërkonin dënimin me vdekje. Edhe vr*sja e 8 vjeçarit ndodhi për një motiv banal pse e bezdiste me biçikletë.

Pra një 8 vjeçar vdiq se e bezdiste me bicikletë, mëngjesin e sotëm një 29 vjeçar u v ra pse kishte dal për të paguar pa zbatuar radhën.

Këto ngjarje të fusin frikën dhe na bëjnë neve të ndihemi të pasigurt në ambientin ku jetojmë.

Por pyetja që bën çdokush është, mos po dështojmë ne si shoqëri?

Në thelb, shoqërisë shqiptare i mungon dëshira për të bërë sakrifica të mëdha në emër të kombit, i mungon përkushtimi dhe nxitja për të vepruar vullnetarisht në mënyrë pozitive.

Këto gjëra fillimisht bëhet nga individë që në kohën moderne ne i quajmë lider dhe më tej ato përthithen dhe zbatohen nga masat.

Shoqëria shqiptare ka ngecur në labirintin e tranzicionit ku korrupsioni e ka paralizuar plotësisht; ku mungesa e besimit që vendi mund të bëhet është ulur këmbëkryq; ku qëllimi për ta çuar vendin përpara drejt shoqërive të papërparuara është inekzistent.

Ne më shumë po shqetësohemi për fatin e Bashës dhe Berishës, se sa për këto ngjarje të cilat janë alarmuese. Askush nuk flet të gjithë heshtin përpara këtyre ngjarjeve.

Në Shqipëri po vr*tesh për një gërvishtje makine, apo “pse më parakalove” kur i dëgjon dhe mendon të duken budallallëqe por janë të vërteta të frikshme.

Kjo këmbanë alarmi që ne e kemi para syve dhe nuk po e kuptojmë duhet të na bëj të marrim vendime ne si shoqëri.

Të mos lejojmë një polic të vr*s për radhën në market apo një skizofren të masakrojë një 8 vjeçar. O tani o kurrë është moment tit hemi JO, dhunës, vr*sjeve, përdhunimeve etj./Gazeta Shqip

“Radhën e kam unë për të paguar”, si mund

Back to top button
LAJMET E FUNDIT