“Skena e Berishës nga firma e burrit të deputetes së PS”/ Socialistja reagon ndaj Bashës: Bëhu burrë dhe…

Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti ka reaguar ndaj akuzave të lëshuara nga ana demokratit Lulzim Basha se skena e Kuvendit të 11 dhjetorit të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha u soll nga Italia nga kompania që është në pronësi të bashkëshortit të deputetes.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Gjylameti i ka cilësuar ato akuza si shpifje.

“E mirëkuptoj gjendjen e vështirë psikologjike në të cilën ndodhesh në këto momente, por kjo nuk i justifikon në asnjë moment halucinacionet, aq më tepër kur je dhe shpifës recidivist. Kompania që thua nuk ka asnjë lidhje me mua, e me familjarët e mi e për këtë bashkë do shihemi në gjyq me shpresën që nuk do i shpëtosh drejtesisë si çdo herë me justifikime qesharake…
Deklarata ime e para dy javëve me z. Alibeaj i referohet dhunimit, uzurpimit dhe thyerjes të çdo norme dhe ligji në fuqi duke keqpërdorur foltoren e Parlamentit si edhe thirrjes së përsëritur për rikthimin në shinat e ligjshmërisë, pasi të kishte zgjidhur hallin e madh që ju kishte zënë për të treguar se kush është kryetari…”, reagon socialistja në rrjetet sociale.

Më tej ajo shprehet se “Sikleti që të ka rënë, nuk do të thotë se duhet të mashtrosh pa teklif e më pak të përfshish në farsën që ke ngritur tërë këto vite për të justifikuar humbjet, familjarët e mi apo Partinë Socialiste…
Lider nuk munde të bëhesh, por nëse të ka mbetur edhe pak dinjitet, bëhu burrë dhe përballu me drejtësinë”.

Një ditë më parë Basha akuzoi pikërisht se edhe nga PS-ja po vihen në shërbim të Berishës, duke dhënë si shembull pikërisht kompaninë që organizoi Kuvendin e 11 dhjetorit.

““Mua më ka stresuar fakti që nuk po bëj 100% punën time. Këtu 100% e energjive të mia duhet të ishin në përballjen, publike, mediatike, protesta ndaj Edi Ramës. Ka 3 muaj që Edi Rama bredh i qetë me tubin e oksigjenit me vete. Një pjesë e mediave janë pjesë e një konglomerati, të varura nga oligrakia që të mos dalin të vërtetat e qeverisë dhe zyrtarëve të saj. Gjylameti i thotë Alibejt deri me 11 do jesh këtu ku burri i Blerina Gjylameti së bashku me nje kompani italianë me TV Klan kanë sjellë atë skenë në “Arenën e Hajnisë”. Këta kujtojnë se janë ata që kanë qenë dh e jemi fëmijë që i shkojmë pas sicc kemi bërë dikur. Nuk jam unë 17 vjeç. Ne jemi PD, ti je e shkuara dhe ti zgjodhe ta mbyllje me turp”, tha ai./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT