Ylli Manjani i del në mbrojtje Lefter Kokës: “Koka e prerë” i serviret publikut për hakmarrje politike; i uroj të provojë pafajësinë!

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar për arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka. Përmes një postimi në facebook, Manjani shkruan se koka “e prerë” e Lefterit i nuk i serviret publikut për drejtësi, por për hakmarrje politike.

Sipas tij drejtësia popullore dhe gjykimi politik janë diktaturë. Ndër të tjera Manjani i uron ish-ministrit të LSI-së që të provojë pafajësinë, pasi sot ndodhet në ditën më të keqe.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Lefter Koka është në ditën e vet më të keqe të jetës së Tij. Të jesh nën akuzë zyrtare nuk është një gjë e lehtë për tu kaluar. Njerzisht i uroj të provojë veten të pafajshëm!E kuptoj fort mirë dëshirën kolektive për t’u ushqyer me “koka të prera”, dëshirë e cila u kultivua nga drejtësia popullore komuniste, por unë nuk bashkohem me këtë kulturë talebane. Jo ndaj Lefterit por ndaj askujt!

Koka “e prerë” e Lefterit i serviret publikut nga kokat e qelbura të politikës jo për drejtësi, por për hakmarrje politike. Me kokën “e prerë” duan të pastrojnë qelbjen e vet. Por është e kotë. Edhe “peshku politik” nga koka qelbet, si çdo peshk tjetër… Gara për të bërë deklarata politike me ngjarje hetimore e arrestime tregon edhe njëherë se çfarë politike të poshtër kemi.

Një politikë që nxit hedhjen e gurëve ndaj “viktimës së radhës” nuk ka asnjë lidhje me politikën e ndarjes së pushteteve apo respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut. Çdokush ka të drejtë të mbrohet në një gjykim të rregullt, por edhe nga gjykimi popullor. Ky i fundit shprehet në votime jo në arrestime!!!

Ndërkohë, historia e plehrave nuk sqarohet me Kokën “e prerë” të Lefterit… Por kjo çështje tashmë i përket drejtësisë. I asaj drejtësie që është. Pozita e opozita, kryetarë e ishkryetarë, deputetë apo qytetarë bëjnë mirë të hedhin gurët në tokë e të presin verdiktin e gjykatave. Mos u gëzoni me ngjarjen e tjetrit se mund t’u kthehet ju nesër…!  Drejtësia popullore dhe gjykimi politik janë DIKTATURË!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT