Shqiptarët bëjnë namin në Spanjë/ Mbushin kodrat me hashash, roli që kishin gratë (PAMJET VIRALE)

Një operacion masiv i autoritetete spanjolle ka shkatërruar një bandë kriminale, prej 33 personash, shumica e të cilëve janë shqiptarë.

Guardia Civil e zonës së Segovisë, e specializuar në rastet e gjurmimit të kanabisit, zbuluan majën e një kodre të mbushur me kanabis.

Aksesi për të shkuar tek 12 plantacionet që shqiptarët kishin mbjellë ishte shumë i vështirë.

Guvernatorja e zonës Castilla dhe Leon, Virginia Barcones, e cilësoi një punë brilante nga ana e autoriteteve spanjolle gjurmimin dhe çaktivizimin e kësaj bande.

Sipas autoriteteve spanjolle, ata që merrnin vendimet ishin shqiptarë ndërsa në rang hierarkik, më poshtë vinin kolumbianë, italianë e gjermanë. Roli që kishin gratë në organizatë ishte gjetja e shtëpive me qira apo automjeteve.

Në operacionin ‘Albacos’, i cili zgjati një vit të plotë hetimi, u gjetën 12 plantacione në vende me akses shumë të vështirë, në provincat e Segovias; Saragosa; Jaen; Malaga; Cádiz dhe Granada.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT