Ngushtimi i korsive shkakton trafik të rënduar te Unaza e Re/ Policia: Problem zona e Astirit, kërkojmë mirëkuptim

Policia Rrugore e Tiranës ka kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve për trafikun e rënduar në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Kjo situatë ka ardhur për shkak të punimeve dhe si pasojë e kësaj ka ngarkesë në qarkullimin e automjeteve nga Astiri në drejtim të pallatit me shigjeta, hyrja për në Tiranë.

Njoftimi i plotë:

Policia Rrugore e Tiranës 

Për shkak të punimeve, në Unazën e Re ka ngushtim të korsive dhe si pasojë e kësaj ka ngarkesë në qarkullimin e automjeteve nga Astiri në drejtim të pallatit me shigjeta, hyrja për në Tiranë.

Policia Rrugore e Tiranës kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të përdorin edhe rrugë të tjera alternative.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT